Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se tre persona e kanë rrahur, gjatë regjistrimit të popullsisë

Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se tre persona e kanë rrahur, gjatë regjistrimit të popullsisë

09:36, 05/05/2024

Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën, njofton policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco