Konflikti me armë ku ishte përfshirë ish-polici serb në Veri, Policia e Kosovës arreston njërin nga vëllezërit e dyshuar

Konflikti me armë ku ishte përfshirë ish-polici serb në Veri, Policia e Kosovës arreston njërin nga vëllezërit e dyshuar

20:47, 08/02/2023

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një ish-zyrtar policor i nacionalitet serb ishte përfshirë në një konflikt ku u përdorën edhe armët, në një restorant në Veri. U raportua se ish-polici Miodrag Janicijevic dyshohej për të shtëna me armë, pasi fillimisht dy vëllezër kishin gjuajtur në drejtim të tij.

Ata ndodheshin në arrati deri para pak ditësh, kur Policia arriti ta arrestojë njërin prej tyre, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se para disa ditësh, i dyshuari Milan Sekulic, është kapur në pikën kufitare, ku u ndalua nga Policia dhe rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar. I njëjti u ndalua për 48 orë dhe gjatë kësaj periudhe, Prokuroria bëri kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Pas caktimit të seancës, i njëjti ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili aprovoi kërkesën për masë sigurie dhe ia caktoi 1 muaj paraburgim.

Sekulic bashkë me vëllain e tij, Lukën, dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco