Kandidati për drejtor të Policisë, Gazmend Hoxha nuk është nipi i Azem Sylës e as i familjes Syla

Kandidati për drejtor të Policisë, Gazmend Hoxha nuk është nipi i Azem Sylës e as i familjes Syla

20:24, 08/02/2023

Raportimet se kandidati për drejtor të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka lidhje familjare me ish-shefin e deputetëve të PDK-së, Azem Syla janë të pavërteta. Kjo është konfirmuar nga avokati i këtij të fundit, i cili ka deklaruar se Syla dhe Hoxha s’kanë kurrfarë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Hoxha, për të cilin u raportua se është nipi i Sylës, është përzgjedhur nga britanikët si kandidati i vetëm që mund të emërohet drejtor i përgjithshëm në Polici.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, avokati Besnik Berisha deklaroi se Gazmend Hoxha nuk ka asnjë lidhje familjare me Azem Sylën siç është raportuar.

Berisha tha se Azem Syla ia ka konfirmuar se Gazmend Hoxha nuk është nipi i tij, e as i familjes Syla.

“Është absolutisht e pavërtetë. Këtë e kam konfirmuar me klientin tim, z.Syla dhe familjarët e tij. Gazmend Hoxha nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje familjare me Azem Sylën.”, ka thënë Berisha për Sinjalin.

Ndryshe, Gazmend Hoxha ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, sipas rezultateve që i kanë publikuar britanikët, të cilët e kanë vëzhguar konkursin.

Hoxha, i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë 27.5 pikë nga 40 sa ishin gjithsej.

Ky është vlerësimi i vëzhguesve të përkrahur nga Ambasada britanike në Prishtinë. Ndërkaq, nuk dihet vlerësimi i Komisionit, që përbëhej nga Fahrije Tërnava, Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevci dhe Skender Përteshi.

image 40

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco