Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e Partisë Demokratike, për tatimin e profesioneve të lira. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi kalimin në seancën e datës 21 maj, të padisë së firmosur nga 37 deputetë të opozitës, që kërkojnë shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Partia Demokratike kërkon edhe shfuqizimin e gërmës D të nenit 69 ku përcaktohet tatimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime profesionale.
Ndërsa Gjykata Kushtetues e pranoi padinë, dy depuetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Emilija Koliqi, kishin organizuar një dëgjesë me profesionistet e lirë, që preken nga ky tatim. Deputetët demokratë theksuan se kjo taksë është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi shkel barazinë, ndërkohë që ka krijuar kaos dhe mbyllje të shumë bizneseve.
Tatimi i profesioneve të lira është cilësuar nga ekspertet si një taksë që shkatërron shtresën e mesme.
© SYRI.net