Më 1 maj SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

Më 1 maj SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

14:12, 26/04/2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Të nderuara anëtare,të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

SBASHK-u ka paraqitur gjithsej 11 kërkesa, ku ndër to është kërkesa urgjente e ngritjes së vlerës së koeficientit të pagave për se paku 30 për qind.

Mes tjerash, SBASHK-u kërkon nga Qeveria nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës si dhe plotësimi i ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave.

“Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalim me këto kërkesa : Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona, Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit, Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës, Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve, Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e kooeficientit të pagave për se paku 30%, Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore, Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave, Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social, Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit, Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolekrive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata, Kërkojmë të kemi përaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco