Arrestohet një i dyshuar në Dragash për plagosjen e ish-vjehrrit të tij

Arrestohet një i dyshuar në Dragash për plagosjen e ish-vjehrrit të tij

14:10, 26/04/2024

Një i dyshuar është arrestuar të premten për tentim vrasje me armë zjarri në Dragash.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari ka plagosur ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit me vajzën e tij.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma, të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë rast.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, ka thënë Gashi.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën  K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje  rreth procesit te divorcit ne mes te  vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës”, ka thënë tutje Gashi.

Ndërsa, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ne QKMF në Dragash dhe më pas i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco