Qeveria sot jep një lajm të mirë për specializantët (dokument)

Qeveria sot jep një lajm të mirë për specializantët (dokument)

09:29, 08/02/2023

Qeveria e Kosovës sot nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës që ka siguruar Indeksonline, Qeveria pritet të jap një lajm të mirë për specializantët.

Në pikën 2 të rendit të ditës, në shqyrtim do të jetë kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim për datës 1 janar 2023 deri më datë 31 dhjetor 2023.

Po ashtu, në pikën 3 është shqyrtimi i kërkesës së MSH-së për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco