Sopa: Nataliteti në Kosovë është në rënie, duhet të merren masa

Sopa: Nataliteti në Kosovë është në rënie, duhet të merren masa

21:28, 07/02/2023

Specialisti i gjinekologjisë, obstetrikës dhe infertilitetit në Danimarkë, Negjyp Sopa ka folur për fertilizimin e asistuar mjekësor dhe shkaqet e infertilitetit, duke përmendur moshën dhe duhanpirjen si faktorët kryesor.

“Infertiliteti është një sëmundje e re, e definuar si sëmundje nga OBSH, fëmijët e parë kanë lindur në vitin 1978 dhe sot në tërë botën llogariten mbi 8 milionë njerëz që kanë lindur me ndihmën e IVF-it, po të krahasohet popullsia e Danimarkës dhe Shqipërisë sa këto dy shtete janë shtuar njerëz në këtë periudhë nga viti 1978. Shkaqet e infertilitetit janë edhe tek meshkujt edhe tek femrat, mirëpo tek femrat faktori kryesor është mosha, mosha është vendimtare se a do të ketë sukses, apo jo. Në Kosovë janë edhe disa elemente që me kohë nuk mund të zgjidhen, pirja e duhanit është ndikues i madh në infertilitet dhe pastaj pasojat vijnë dhe shprehen”, tha Sopa në Rubikon të Klan Kosovës.

Ndërkaq duke folur për rënien e natalitetit, Sopa tha se ky fenomen është i theksuar në Kosovë, prandaj duhet të reagohet me kohë.

“Në raport me shtetet e rajonit është ende shumë e pranueshme, por trendi është i shprehur dhe vërtetë është për t’u alarmuar dhe reaguar në kohë. Ne natyrisht se mund të ndihmojmë me infertilitet dhe ka domethënie shumë të madhe. Nëse e bëjmë krahasimin me Danimarkën, çdo i dhjeti fëmijë lind pas trajtimit me infertilitet dhe do të ishte për Kosovën që të reagojmë me kohë që të mos vijmë në një pozicion ku çdo i dhjeti fëmijë të lind me infertilitet, sepse jemi popull me numër shumë të vogël dhe për kah efikasiteti i shërimit dhe efektivitetit të fertilitetit nuk kemi mundësi ta bëjmë sikur në Danimarkë”, tha Sopa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco