Klinika e Radiologjisë njofton se nuk ka listë të pritjes për biopsi

Klinika e Radiologjisë njofton se nuk ka listë të pritjes për biopsi

15:08, 07/02/2023

Klinika e Radiologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës, bazuar në raportin e punës për vitin 2022, përcjell Syri.net Kosova.

Po ashtu, në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për biopsi, përderisa ka zvogëlim të pritjes për Mamografi, ku lista e pritjes është vetëm deri më 15 shkurt 2023, kurse për Tomografi të Kompjuterizuar deri më 13 shkurt 2023, po ashtu, po punohet intensivisht për zvogëlim të listës së pritjes për Rezoncancë Magnetike.

Të gjitha ekzaminimet urgjente, emergjente dhe ato onkologjike kryhen me prioritet, sipas rekomandimit paraprak nga ana e mjekëve.
Stistikat e punës për vitin 2022
23 mijë e 751 Tomografi të Kompjuterizura (CT)
9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike
86 mijë e 950 Ekzaminime me RTG (radiografi)
2 mijë e 763 Mamografi
24 mijë e 612 Ekzaminime me Ultratingull
2 mijë e 429 CT-angiografi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco