Parlamenti Studentor i UP-së paralajmëron marsh kundër Asociacionit

Parlamenti Studentor i UP-së paralajmëron marsh kundër Asociacionit

12:09, 06/02/2023

Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar një marsh kundër formimit të Asociacionit, me 15 shkurt.

Në konferencën e tyre për media, ata u shprehen se Asociacioni “ndikon në avancimin e Serbisë në Kosovë” dhe “krijon de-stabilitet në vend”.

Kështu tha Alba Lala, nënkryetare e Parlamentit Studentor.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilin ende nuk ka kërkuar falje. E kaluara në vendet e rajonit na ka dëshmuar që asociacioni do të thotë autonomi e cila më pas ka shpie në luftë”.

“Se asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë është më së e qartë. Ky asociacion nuk avancon të drejtat e serbëve por instrumentizon serbët në Kosovë dhe ndikon në avancimin e Serbisë në Kosovë si rrjedhojë e së cilës pashmangshëm krijohet de-stabilitet”, u shpreh ajo.

Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Bleron Beka, bëri thirrje që qytetarët t’i bashkëngjiten marshit.

“Me bindjen e plotë së asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të krijohet për më shumë të drejta për komunitetin serb ne Kosovë, por për të shtuar ndikimin e serbisë në shtetin tonë dhe rrjedhimisht të kontribuoj në de-stabilitetin e vendit, bëjmë thirrje që qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në marshin e 15 shkurtit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco