Reagon deputeti i LDK-së: Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën

Reagon deputeti i LDK-së: Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën

22:35, 05/02/2023

Deputeti i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas ndryshimit të emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Mustafa Beson se në dekadën e fundit në trojet shqiptare i është dhënë pushtet njerëzve që kundërshtojnë vlerat burimore shqiptare.

Sipas tij, vendimi i kryetarit të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” e shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet me doemos të bashkoj forcat.

Postimi i plotë:

Këtë dekadën e fundit, në gjithë shqiptarinë, është promovuar e i është dhënë pushtet (po, dhënë, orkestruar e dorëzuar) një grupi – nga larg duken individ pa asgjë të përbashkët por nga afër është i qartë koordinimi i tyre – që kundërshton dhe lufton vlerat themeltare burimore shqiptare. Këtë, ky grup, e bënë duke u thirrur në ideale multi-kulti komuniste të socialistes ndërkombëtare “proletariati përmbi kombin” veçse tash fjalën “proletariati”, me një përdredhje TikTok-u, e kanë zëvendësuar me “populli”. Më interesantja, po këta kaviar komunistë, socialistë sallonesh, janë të lidhur ngushtë me biznesin dhe krihen si metropolitan modern të salloneve evropiane që qëndrojnë përmbi “prapambeturinë e vlerave kombëtare”.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu. Shih për “çudi” si i gëzohen këtij akti antikombëtar saktësisht enveristët dhe neo-enveristët në trojet shqiptare.
E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco