Arben Gashi-Kurtit: Mos harro që kanë vdek njerëzit për atë që ti e quaje Zajednica

Arben Gashi-Kurtit: Mos harro që kanë vdek njerëzit për atë që ti e quaje Zajednica

11:44, 02/02/2023

Kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar sot gjashtë kushtet që sipas tij duhet përmbushur që të arrihet formimi i Asociacionit.
Pas kësaj, reagime të shumta pati nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndër të tjerash, të njëjtit deklaruan se 2 shkurti do të njihet si data kur kryeministri Kurti ka pranuar Asociacionin.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Kurti duhet që patjetër të raportojë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun.

Madje ai th se një gjë e tillë ishte kërkuar nga vetë Kurti, por që nuk po respektohet.
Po ashtu ai shkoi edhe tutje duke thënë se Kurti s’duhet të harrojë se kanë vdekur njerëz, për atë që dikur ai e quante “Zajednica”.

“Kanë vdek njerëzit për atë që t’i e quaje Zajednica, e tash Asociacioni”,tha Gashi.

Ai kërkoi nga Kurti që të mos harrojë për përgjegjësitë që ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco