Tentim vrasje në Gjilan, i riu ther me thikë dy persona pas sherrit te kazinotë afër Karaçevës

Tentim vrasje në Gjilan, i riu ther me thikë dy persona pas sherrit te kazinotë afër Karaçevës

13:17, 29/01/2023

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një tentim vrasje në Gjilan, ku një person ka therur me thikë dy të tjerë, pas një mosmarrëveshjeje që nisi në njërën nga kazinotë që veprojnë afër Karaçevës.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, teksa i dyshuari ndodhet akoma në arrati. Kështu kanë bërë me dije burimet nga prokuroria dhe kanë njoftuar se konflikti kishte nisur në kazino e më pas kishte vazhduar në qytet.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari V.S., i kishte përcjellë viktimat, derisa ndaluan me veturën e tyre te pompa Alba Petrol dhe aty ua zuri pritën. Njëri prej tyre mbeti i lënduar rëndë dhe po trajtohet në QKUK, kurse viktima tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Porsa rasti është denoncuar në polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, derisa ende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që çuan në konflikt.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ndërmarrjen e veprimeve për arrestimin e të dyshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco