Kurti do të shtrojë edhe darkë për kryediplomatin grek, këto do të jenë temat e takimit

Kurti do të shtrojë edhe darkë për kryediplomatin grek, këto do të jenë temat e takimit

10:12, 20/12/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, në ora 11:30 takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Më pas të dy ministrat, pas takimit bilateral do të kenë adresim për media.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për kreun e diplomacisë greke.

Dendias gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me ushtarët grek të KFOR-it.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin Athinë-Prishtinë në një gamë të gjerë sektorësh, si ekonomia, energjia, kultura dhe shëndetësia, si dhe zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, kjo nuk është vizita e parë e Dendias në Kosovës. Kyrediplomati grek e kishte vizituar Prishtinën në tetor të vitit 2020, qershor 2021 dhe qershor 2022.

Ndryshe, Dendias të hënën ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Po ashtu të hënën, në kuadër të vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasur një bisedë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco