Arrestohet një person për dhunë në familje në Kaçanik

Arrestohet një person për dhunë në familje në Kaçanik

08:47, 20/12/2022
Një 22-vjeçar është arrestuar dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut për shkak se kishte sulmuar dhe kanosuar bashkëshorten e tij.
 
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari Q.M e kishe sulmuar bashkëshorten e tij 22-vjeçare, shkak i një mosmarrëveshjeje në familje, përcjell Syri.net Kosova
 
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje, Sulmi dhe Kanosje’”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco