'Fjeti në shtëpinë e Millosheviç, iku në Itali'/ Baton Haxhiu tregon zhgënjimin me Ibrahim Rugovën

21:49, 19/12/2022

Baton Haxhiu tregon dy momentet e zhgënjimit me arkitektin e Kosovës së pavarur, ish-presidentin e saj, Ibrahim Rugova. 

Edhe pse u mor peng nga ushtria e Millosheviç, Baton Haxhiu bën me faj Rugovën për daljen në konferencë për shtyp, kur NATO bombardonte ushtrinë serbe. 

Ai tha se edhe ish-presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviç u mor peng por ngjarjet janë të kundërta me njëra-tjetrën lidhur me atë çfarë ndodhi. 

Moment tjetër ka qenë largimi i Ibrahim Rugovës drejt Italisë. 

Baton Haxhiu: Unë fjalën tradhti nuk e përdor. Fjala tradhti është fjalor i fundit, ose streha e fundit e horrave. Por momenti kur ka shkuar në Beograd dhe ka dalë në konferencë për shtyp. Momenti kur ka fjetur në shtëpinë e Millosheviç, ka qenë moment tronditës për mua dhe kam mbajtur një qëndrim publik. Fjalia ime atëherë ka qenë: Liderët janë të privilegjuar se zgjidhen nga populli. Shijojnë privilegjet, taksat tona, por duhet të dinë se në momente të caktuara të vështirësive të dinë të sillen edhe kur kanë mundimet e veta. Një situatë tragjike kur është marrë peng. Ka qenë i marrë peng edhe Alija Izetbegoviç gjatë luftës, por sjellja e Ibrahim Rugovës dhe Alija Izetbegoviç kanë qenë të kundërta me njëra-tjetrën edhe pse dhimbja e fëmijëve, familja peng, tregon për një heroizëm të Ibrahim Rugovës. Pastaj bëhet e rëndë ikja në Itali. Kjo ka qenë më e rëndë se shkuarja te Millosheviçi. Është president i vendit, nëse përfaqësuesi ikën, mendo si janë të tjerët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco