Baton Haxhiu: Kërkova pavarësinë e Kosovës në vitin 1997

Baton Haxhiu: Kërkova pavarësinë e Kosovës në vitin 1997

21:13, 19/12/2022

Baton Haxhiu, analisti i njohur nga Kosova edhe për afrimitetin e tij me Edi Ramën, tregoi në Çim Peka Live takimin që ka zhvilluar 25 vjet më parë, me ish-shefin e shërbimit sekret të Sllobodan Millosheviç. 

Ai tha se ai takim ka qenë i guximshëm dhe është ndër mburrjet e tij më të mëdha, pasi ka kërkuar pavarësinë e Kosovës që në vitin 1997. 

Baton Haxhiu: Kemi bërë dialog dhe është një prej takimeve më mbresëlënëse politike dhe më të guximshme dhe është një prej mburrjeve më të mëdha në jetën time. Takimi realisht ka ndodhur pas demonstratave të 1997. Ka qenë një takim për luftën dhe paqen. Kur kemi shkuar në takim kemi propozuar se çfarë duhet të jetë e ardhmja e Kosovës. Ne në vitin 1997 kemi kërkuar republikën e pavarur të Kosovës brenda Jugosllavisë. Pastaj të jepej mundësia për të ikur. E dinim që duke qenë Mali i Zi do të ishte shumë e vështirë shkëputja dhe pavarësia. Ndërkombëtarët nuk flisnin fare atëherë për pavarësi, përveç Ibrahim Rugovës. Ai ka thënë që, "nëse ju kërkoni këtë, ne shkojmë në luftë". Ai përmendi për herë të parë planin ushtarak "Patkoi". Tha "për 24 orë mund t'ju largojmë nga Kosova". Pastaj përgjigjja ishte: "Ka zot, mbi zot", në gjuhën serbo-kroate. Dhe unë kam thënë që "bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë një gjenocid si në Bosnje". Ai në fund të takimit tha, "rreth Millosheviçit ka shumë nacionalistë dhe besoj se do të jeni ju ata që do të vuani shumë". "Unë nga ky takim do të shkoj me kokëdhimbje, sepse sa e njoh Millosheviçin dhe njerëzit e tij, kjo do të thotë të shkojmë në luftë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco