Shpërndahen pamje të Stacionit të Njësisë Kufitare Speciale në Jarinjë në Tiktok

Shpërndahen pamje të Stacionit të Njësisë Kufitare Speciale në Jarinjë në Tiktok

07:31, 19/12/2022

rupe të ndryshme dhe përdorues tjerë të internetit  kanë nisur të shpërndajnë disa pamje të Stacionit Policor të Njësive Speciale Kufitare të cilat janë vendosur në afërsi të Jarinjës e Bërnjakut.

Këto pamje kanë nisur të publikohen që nga mbrëmë nga përdorues serbë të rrjetit social “TikTok”.

 

Nga lartë është fokusuar edhe stacioni policor special kufitar që ka zënë vend në atë zonë që nga tetori i vitit të kaluar.

Në pamje shihen kontejnerët e vendosur të policisë, disa buldozerë e veturat si dhe autoblindat e policëve specialë.

 

Nga aty persona të uniformuar u panë deri sa vëzhgonin edhe situatën që po zhvillohej në atë zonë. Madje në atë Kohë Serbia lëshoi në qarkullim edhe disa avionë ushtarak.

Në anën tjetër, sot në protestën e cila nisi në orën 13:00, dhjetëra pjesëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë nga Serbia, Bosnja e Mali i Zi u panë të maskuar dhe vështirë të identifikueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco