Kreu i PDK-së: Privilegj që jetojmë në kohën e Lionel Messi

Kreu i PDK-së: Privilegj që jetojmë në kohën e Lionel Messi

21:26, 18/12/2022

Suksesit të Argjentinës, e sidomos të Lionel Messit që u shpall kampion i botës duke e mposhtur Francën në finale, iu kanë gëzuar edhe shumë sportdashës në Kosovë.

Njëri prej tyre është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Krasniqi ka shkruar në “Facebook” duke thënë se finalja ishte një ndeshje spektakolare, ndërsa ka shtuar se është privilegj që jetojmë në epokën e sulmuesit Lionel Messi.

“Botërori 2022 kishte rezervuar një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme. Urime dhe faleminderit, Mbret i Futbollit.”, ka shkruar Krasniqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco