Përfundon protesta në Jarinjë, Knezeviq: Do të kthehemi prapë

Përfundon protesta në Jarinjë, Knezeviq: Do të kthehemi prapë

14:56, 18/12/2022

Protestuesit serb kanë përfunduar protesten e tyre në pikën kufitare Jarinjë.

Persona të maskuar janë larguar nga kjo pjesë, pasi kanë marr premtimin nga forcat e policisë serbe që një person i arrestuar do të  lirohet  - raporton Syri Kosova

Që nga fillimi i kësaj proteste tash e dy orë, një faqe serbia kanë qenë live nga vendi i ngjarjes ku janë parë e dëgjuar çdo gjë që po thuhet në këtë protestë.

Para pak minutash Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Ëagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Ai ka bërë edhe deklaratë se pse janë aty.

“Në këtë protestë kishim qëllim që të japim mesazhin për vëllezërit tanë në Kosovë që jemi më të. Ne nuk frikësohemi nga askush, ne jemi të gatshëm që të luftojmë për vendin tonë. Ne bëjmë presion në Beograd që mos lejojë të derdhet gjaku i serbeve në këtu. Ne sot jemi rreth 200 persona, por mungoni përfaqësuesit nga Mali i Zi dhe të serbeve nga Kosova. Por ky vend nuk është kufi sepse ajo pjesë është e jona. Ne do ndërpresim protesën nëse lirohet shoku ynë” shprehet Damjan Knezeviq nga kufiri në Jarinjë – raporton Syri Kosova.

Personat e grumbulluar po kërkojnë të lirohet një protestues që u arrestua më herët.

Në vazhdimësi këta persona janë duke analizuar se ku ndodhet KFOR-i dhe Policia e KOsovës.

Disa prej tyre edhe kërkonin të dinin nëse po monitorohen nga lartë nga KFOR-i.

Image

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

“Patrulla Kombëtare” njihet për veprimet e saj kundër emigrantëve, për glorifikimin e kriminelëve serbë të luftës dhe mbështetjen për Rusinë në luftën që zhvillon në Ukrainë.

Organizata është e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Vagner”, të cilin e ka vizituar së fundi në Rusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco