Bajqinovci: Serbia do trazira, Kosova ligj – ata me Rusinë, ne me Amerikën

Bajqinovci: Serbia do trazira, Kosova ligj – ata me Rusinë, ne me Amerikën

14:40, 18/12/2022

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një reagim pas tensioneve në veri të Kosovës.

Ai tha se Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan që sipas tij janë barrikadat dhe tubimet e ekstremistëve.

Bajqinovci shtoi se Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë.

“Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco