Protestuesit serbë përleshen pak me policët në një tentim për t’u futur në Kosovë

Protestuesit serbë përleshen pak me policët në një tentim për t’u futur në Kosovë

14:36, 18/12/2022

Ekstremistët serbë po protestojnë në Rashkë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në Jarinjë. Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre.

Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata insistuan pak që t’i afrohen pikës kufitare, andej së cilës po qëndrojnë trupa të KFOR-it.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë”, tha njëri prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco