Kimeta Berisha e ashpër me Sveçlen: Bandat serbe me kallashnikovë, policët tanë ‘me speca turshi’

Kimeta Berisha e ashpër me Sveçlen: Bandat serbe me kallashnikovë, policët tanë ‘me speca turshi’

13:52, 18/12/2022

Blogeria Kimete Berisha ka vendosur këtë herë në shënjestër të kritikave të saja, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlen.

Ajo ka thënë se derisa bandat serbe dalin me kallashnikovë, ministri i fotografon pjesarët e policisë së Kosovës duke hapur me krenari një tegull turshi.

Ja komenti i plotë i saj:

Çfarë idioti!
Bandat serbe me kallashnikovë,
e Xhelal Sveçla i ekspozon policët shqiptarē grumbull mbi një tavolinë duke e hapur me sukses tegllën me
speca turshi.
Policia në fotografi duhet të duken seriozë, të ngopur dhe gjithmonë (ama gjithmonë) në këmbë...e jo të uritur (përmbys mbi tepsi).
- Çfarë mesazhi është ky i ministrit të policisë?
- Pse i poshtëron policët dhe pse e poshtëron shtetin që i ka lënë policët pa bukë e pa ujë!
- Pse nuk e fsheh mjerimin?
Çfarë zori e ka ministri të postojë fotografi që e zbulojnë dështimin e thellë të shtetit?!
- Pse e qeras armikun, duke ia treguar të vërtetën, pafuqinë e një shteti që nuk ka as ushqim për policinë.
P.S. Fotografoji edhe duke fjetur - më i poshtër nuk bëhesh.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco