Protestuesit serbë afër Jarinjës 'i fusin flakën' një pankarte, paraqesin hartën e Kosovës me flamur serb (Pamje)

Protestuesit serbë afër Jarinjës 'i fusin flakën' një pankarte, paraqesin hartën e Kosovës me flamur serb (Pamje)

13:45, 18/12/2022

Po vazhdon protesta e serbëve në pjesën tjetër të Jarinjes, ku shihet se është mbledhur një turmë mjaft e madhe, duke pretenduar se janë aty me qëllim që të zhbllokojnë kalimin për serbët nga Kosova.

Para pak minutash, dy persona i kanë vendosur flakën një pankarte në të cilën shkruante “Marrëveshja e Brukselit”, e më pas, kanë paraqitur edhe një hartë të Kosovës me flamurin serb.

Image

Pamje live, nga atje, janë publikuar nga një faqe në YouTube, me emrin 'Serbin.info'.

Image

Më herët, mediumi serb raportoi se personat që po protestojnë vijnë nga Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Megjithatë, është përfolur se aty janë edhe disa pjesëtarë të grupit rus “Ujqit e natës”.

Protestuesit, më herët po mbanin edhe pankarta si “S’ka dorëzim të Kosovës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco