Aplikimi i Kosovës së izoluar në BE, heshtje në Bruksel e tallje në Prishtinë

Aplikimi i Kosovës së izoluar në BE, heshtje në Bruksel e tallje në Prishtinë

17:58, 14/12/2022 Nga azh

Kosova zyrtarisht sot ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Ku tre liderët kosovar vendosën inicialet e tyre në këtë akt historik për vendin më të izoluar në Evropë.

Menjëherë pas kësaj ceremonia të tre liderët bën deklarata të mëdha në lidhje me shpesën e një suksesi të radhës së Kosovës për anëtarësimin e saj në BE, ani pse mungon anëtarësimi në OKB, shkruan Syri Kosova.

Kjo ceremoni nxiti goxha reagime në Kosovë dhe vendet përreth saj, është interesante se vetëm deklarim nga vet Bashkimi Evropian ende nuk ka. Madje as i dërguari special i BE-së për dialog mes Kosovës e Serbisë, Lajçak që po qëndron në Serbi, nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë temë.

Për dallim nga heshtja e BE-së, njëjtë nuk vepruan opozita kosovare që tenton të tallët me këtë vendim të Presidentes Osmani e Kryeministrit Kurti.

Është anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari që ka reaguar ndër të parët në lidhje më këtë temë, ndoshta pse edhe njeh si fushë.

Ai ka thënë se vendimi për të aplikuar sot për të marrë statusin e kandidatit për anëtar në BE është një akt i papërgjegjshëm dhe arrogant.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nurellari thotë se problemi më i madh është se qeveritarët aktualë nuk mësojnë nga dështimi, pasi siç thotë ai të njëjtën gjë bënë edhe më 12 maj të këtij viti, duke aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, pa përgatitur terrenin me partnerët.

 “Për rrjedhojë aplikimi i Kosovës për Keshill të Evropës ka ngelur në sirtar dhe njësoj ka për të ngelur në sirtar edhe aplikimi për BE nëse nuk ndërmerren hapa konkret në procesin e dialogut”, shkruan mes tjerash ai.

Sikurse Nurellari kritike është edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi. Halimi ka tentuar të barazojë problemet e brendshme të Kosovës me aspiratat diplomatike dhe të rëndësishme për shtetësinë e vendit.

 Ajo ka thënë se anëtarësimi i shpejtë në BE-së është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale.

“Megjithatë, performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Kjo pamje do të mbetet vetëm imazh, nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

“Hyrja në BE mund të jetë larg, mirëpo 75 milionë eurot e tyre – fonde mbështetëse për energjetikë – dje janë deponuar në buxhetin e Kosovës. Qeveritarët tanë duhet të angazhohen për vënien e tyre në punë, që të mos kemi reduktime të rrymës që dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve dhe rrënojnë ekonominë tonë. Krahas kësaj, kemi hyrë në muajin e tretë pa ministër në shëndetësi”, ka deklaruar Halimi – raporton Syri Kosova.

Nëse ndalemi tek zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, shohim se edhe ky më shumë është merr me cështjet e brendshme duke tentuar të vë në pah ‘dështimet’ e qeverisë në veri.

Sipas Abdullahut, kjo kërkesë për hyrje në BE, nga qeveria, vjen menjëherë pasi sipas tij, doli nga veriu i Kosovës, transmeton Syri.net Kosova

Zëdhënësit të PDK-së, kjo kërkesë i duket në fakt se vjen vetëm 'për ta eklipsuar dështimin historik në veri'.

"Në kohën kur kjo Qeveri del nga veriu, kërkon hyrje në BE. Tani që të hyhet në BE a duhet së pari të rikthehet në veri ? Kërkesa për hyrje në BE a është reale në këto rrethana dhe e koordinuar ? A mos po bëhet kjo kërkesë për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për më shumë për ta kthyer topin tek BE -ja me justifikim – ‘Ju BE-ja kërkoni nga ne këtë e atë, ja edhe ne kërkojmë këtë’. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu.

Por ndryshe nga opozita, është ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Rama që ka kërkuar të kemi edhe një aplikim për OKB.

“Është mirë me apliku edhe për anëtarësim në OKB”, ka shkruar shkurt Lama në facebook.

Por nënshkrimin e dokumentacionit për anëtarsim në familjen më të madhe evropiane po e përshëndesin Këshilli i  Ambasadorëve Shqiptar.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur se Kryeministri  Kurti ka takuar bordin e këtij këshilli dhe se mori mbështetjen e tyre.

Qeveria njofton se duke biseduar për vendimin për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në BE.

“U theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon”, thuhet në komunikatën për media.

Aktin e tre liderëve kosovarë e ka përshëndetur edhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ai e ka quajtur një ngjarje historike aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

‘Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!’, shkruan Meta në Facebook.

Lajmi për këtë nismë të Kosovës e ka mirëpritur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmin e shumëpritur ku Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Shehu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ e quan këtë një hap historik.

Sipas tij, mesazhi i këtij aplikimi është shume i rëndësishme për të shprehur vullnetin e plotë të Kosovës për të qenë pjesë e familjes europiane, pjesë e Perëndimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco