Përfundon takimi Escobar-Lajçak-Vuçiç, ja çka tha presidenti serb

Përfundon takimi Escobar-Lajçak-Vuçiç, ja çka tha presidenti serb

16:26, 14/12/2022

Më shumë se dy orë e gjysmë zgjati takimi tripalësh mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Zv/Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, dhe Fascilituesit të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton gazeta online Reporteri.net.

Takimi nisi në ora 12:45 dhe përfundoi në ora 15:20, ku Lajçak u raportua të ketë dalur më herët nga takimi, ndërsa Escobar i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, dolën një orë më vonë.

Vuçiç për takimi nuk pati shumë për të thënë. “Një bisedë e sinqetë dhe korrekte me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajçak, dhe Emisarin e ShBA’së, Gabriel Escobar”, shkroi Vuçiç.

Escobar në Beograd, siç është raportuar, temë diskutimi do të ketë planin franko-gjerman për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngjarjet e tensionuara të kohëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ia ka bërë të qartë pritjen e tij kryeministrit të Kosovës që të fillohet të punohet drejt implementimin të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar ka thënë se pret angazhim konkret në një të ardhme të afërt mbi këtë çështje.

“Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin.

Escobar, ka folur shkurt para mediave. Ai ka thënë se me Kurtin ka diskutuar edhe për nevojën që secili ta mbajë qetësinë në kohë tensionesh dhe të vazhdohet dialogu.

“Diskutuam për nevojën që çdonjëri të jetë i qetë, për nevojën që të vazhdohet dialogu, për nevojën që të fokusohemi te dialogu i lehtësuar nga BE”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Escobar ka thënë se Kurtit ia ka shprehur mbështetjen e tij që të lëvizë drejt propozimit franko-gjerman.

Ndryshe, në një intervistë të dhënë për REL, Escobar ka deklaruar se “gjëja më e rëndësishme që SHBA-ja do, është të shohë krijimin e Asociacionit të komunave serbe”.

Ai tha se është një detyrim ndërkombëtar nga i cili një parti ose politikan i vetëm nuk mund të largohet dhe se kontributi i ShBA-së në proces do të jetë i ndërlidhur me formimin e këtij Asociacioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco