Musliu: Policëve në Jarinje po iu përfundojnë rezervat e ushqimit, qeveria duhet të jetë më transparente

Musliu: Policëve në Jarinje po iu përfundojnë rezervat e ushqimit, qeveria duhet të jetë më transparente

14:05, 12/12/2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se policëve në Jarinje po iu përfundojnë rezervat e ushqimit, përcjell Syri.net Kosova.

Musliu ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të informojë për gjendjen e tyre.

Postimi i plotë:
Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë.
Përvec lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.
Qveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve.
Urgjentisht të gjëndet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco