Llapjanja ndahet nga burri dhe e denoncon për dhunë në familje, arrestohet 31-vjeçari

Llapjanja ndahet nga burri dhe e denoncon për dhunë në familje, arrestohet 31-vjeçari

08:12, 11/12/2022

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë.

Si pasojë e dhunës psikike të cilën përjetoi gjatë martesës, një 25-vjeçare në Podujevë ka vendosur që t’i japë fund lidhjes së saj me bashkëshortin.

Ajo e ka denoncuar 31-vjeçarin për dhunë në familje, teksa ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, 31-vjeçari ka mohuar të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima me vetëdëshirë ka shkuar të jetojë te familja e saj në Surkish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco