Lëndohet rëndë një punëtor në Gjakovë, dërgohet me urgjencë në spital

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjakovë, dërgohet me urgjencë në spital

23:31, 10/12/2022

Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës të Spitalit Rajonal në Gjakovë ‘Isa Grezda’ kanë bërë me dije se atje është dërguar për ndihmë mjekësore një person i cili kishte pësuar lëndime të rënda në vendin e tij të punës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në pamundësi për të intervistuar viktimën, kanë kontaktuar me vëllain e tij. Ky i fundit ka deklaruar se 57-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi teksa po punonte punë fizike në fshatin Vogovë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco