Çitaku i reagon Kurtit: Ndalu kryeministër se na bane horë

Çitaku i reagon Kurtit: Ndalu kryeministër se na bane horë

22:16, 10/12/2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është pro-aziatike.

Rreth kësaj, Çitaku ka thënë se kryeministri ia ka dhënë Serbisë një tabor të paqenë, duke kërkuar nga ai që të ndalet.

“Serbia Pro-Aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë. A është Japonia aziatike? Korea e Jugut? Tajlanda?!!! Ndalu Kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco