Kurti merr pjesë në konferencën ku trajtohen martesat e seksit të njëjtë, flet ‘drag queen’-s Adelina Rose

Kurti merr pjesë në konferencën ku trajtohen martesat e seksit të njëjtë, flet ‘drag queen’-s Adelina Rose

17:42, 07/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në një konferencë të titulluar “Obligimet e Shtetit ndaj të drejtave të njeriut” të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR KS).

Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje është veçanërisht e rëndësishme marrë parasysh diskutimet e shumta në lidhje me martesat e seksit të njëjtë dhe me bashkëjetesat e personave të seksit të njëjtë. Kjo çështje raportohet se ka prodhuar përçarje në partinë e tij, e njëkohshëm e ka ndalur Projekt-Kodin Civil.

“Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte që të diskutohet rreth trajtimit të çështjeve të dhunës në bazë gjinore, gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të margjinalizuara, martesat e të njëjtit seks dhe dhstimin e shtetit për të përmbushur detyrimet e tij ndaj të drejtave të njeriut.” thonë nga organizata.

 
Kurti po ashtu shihet duke mbajtur një fjalim, derisa prapa tij ndodhet një ‘Drag Queen’ me emrin Adelina Rose.

Për fat të keq, në seancën e muajit mars për Projekt-Kodin Civil kishte pasur gjuhë të urrejtjes ndaj këtij grupi të margjinalizuar edhe nga vetë deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco