Logopedi që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren nga spitali dërgohet në paraburgim

Logopedi që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren nga spitali dërgohet në paraburgim

17:39, 07/12/2022

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një 3-vjeçare në ordinancën e tij, tashmë është dërguar nga spitali në paraburgim, për t’iu nënshtruar masës prej 30 ditësh e cila iu caktua javën e kaluar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Lajmi u konfirmua për Reporteri.net nga Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, i cili tha se logopedi Iljasa Fazliu sot është liruar, dhe më pas dërguar në paraburgim.

“Pasi gjendja e tij është përmirësuar, personi në fjalë ditën e sotme është liruar dhe është dërguar në paraburgim nga policia”, tha Emini.

Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Iljasa Fazliut, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për më shumë se një javë ai qëndroi në spital.

Fazliu qëndroi i shtrirë në Spitalin e Gjilanit pasi pati shfaqur shqetësime me tension të ngritur të gjakut si dhe hiperglikemi, gjë kjo e konfirmuar nga drejtori i këtij institucioni, Arsim Emini.

“Pacienti është pranuar pardje nga mjeku kujdestar i repartit internistik për shkak të shqetësimeve me tension të ngritur të gjakut dhe me hiperglikemi( sheqer i rritur në gjak). S’është duke u trajtuar për lëndime trupore fizike por për shkak të problemeve të tjera internistike. Gjendja e tij është stabile, por po vazhdohet trajtimi në spital nga mjekët e repartit të internes”, pati thënë Emini për Gazetën Online Reporteri.net.

Më 28 nëntor, përveç logopedit nga Gjilani, Gjykata Themlore ua caktoi masën prej 30 ditësh paraburgim edhe dy familjarëve të 3-vjeçares të cilët e kishin sulmuar Iljasa Fazliun në njërën nga kafenetë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco