Protesta për vrasjen e shtatzënës: 'Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë'

Protesta për vrasjen e shtatzënës: 'Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë'

16:57, 01/12/2022

Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, po mbahet protestë e cila tashmë veçse ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Qindra protestues janë mbledhur ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

“Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është shkruar në disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit në duar.

35-vjeçarja u vra në mënyrë makabre në oborrin e QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Ky i fundit i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, vazhdon të jetë në arrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco