'Shkarkimi i Gjukanoviç pa opinion kushtetues çon në gjendje të jashtëzakonshme'

'Shkarkimi i Gjukanoviç pa opinion kushtetues çon në gjendje të jashtëzakonshme'

11:58, 30/09/2022

Iniciativa për shkarkimin e presidentit malazias, Millo Gjukanoviç është blof i parëndësishëm i mazhorancës së vjetër e cila ka mbetur pa argumente, e ndarë, dhe e paaftë të krijojë qeverinë e re, ka thënë lideri i Partisë Liberale malaziase, Andrija Popoviç.

“E vetmja gjë që u mbetet është të merren me Millo Gjukanoviçin, siç kanë bërë gjithmonë dhe si të vetmen gjë që dijnë të bëjnë”, ka thënë ai në një intervistë për portalin Analitika.

 

Që një iniciativë të votohet me sukses, kjo gjë është e pamundshme pa marrë opinionin e Gjykatës Kushtetuese, tregoi ai.

“Askush nuk është duke i penguar mazhorancën e vjetër që të bëhen konstruktivë dhe të votojnë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të zhbllokojnë shtetin dhe të krijojnë kushtet për reforma, për zgjedhje dhe procese tjera të rëndësishme. Por, sepse qartazi nuk duan, edhe kjo iniciativë është thjesht blof”, vlerësoi Popoviç.

Pozicioni është se mazhoranca e vjetër [DF-ja pro serbe] nuk do të shkojë aq larg sa të shkel mbi aktin më të lartë juridik dhe të votojë shkarkimin e Presidentit pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse, ky formacion politik ka shkelur kushtetutën shumë herë, vlerësoi deputeti malazias.

“Sidoqoftë, kjo do të na fuste në gjendje emergjente që do të kishte pasoja të paparashikueshme për shtetitn”, theksoi Andrija Popoviç.

Seanca për propozimin e shkurtimit të mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

Deputetët duhet të diskutojnë sot propozimin e Gjukanoviçit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe Partia Liberale, sipas Popoviçit, do ta mbështesë atë propozim.

“Siç e kemi paralajmëruar edhe më herët gjatë konsultimeve me Presidentin e vendit, Mali i Zi ka dy vite që është në kaos, institucionalisht, financiarisht, politikisht dhe socialisht. Si subjekte politike përgjegjëse jemi të detyruar të bëjmë gjithçka për të zgjidhur një situatë të tillë dhe përfaqësuesit e mazhorancës aktuale e kanë pohuar çdo herë se nuk janë në gjendje të arrijnë as marrëveshjen minimale, ndaj destabiliteti është e vetmja gjë që ofrojnë”.

“Zgjidhja e vetme në këtë situatë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat përfundimisht do ta zgjidhin krizën politike dhe do ta kthejnë Malin e Zi në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e progresit, integrimit evropian dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve – është kategorik Popoviq.

Ai gjithashtu thekson se e vetmja pengesë e kësaj zgjidhjeje është se procesi zgjedhor do të udhëhiqet nga Qeveria me mandat teknik me Abazoviçin në krye.

“Të gjithë tashmë janë të vetëdijshëm se mund të presim keqpërdorime të shumta, luftë të padenjë politike dhe manipulime që janë bërë shenjë dalluese e Qeverisë së shpërbërë 50 ditë më parë me votat e më shumë se 3/5 të deputetëve”, përkujton Popoviç.

Gjithsesi, ai beson se shumica e deputetëve do ta kuptojnë domosdoshmërinë e një zgjidhjeje të tillë, pasi siç kujton ai, deputetët e mbledhur rreth PD-së, demokratëve dhe URE-s së fundmi e kanë kërkuar këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco