Osmani takohet me ministrin e Jashtëm çek: Procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë

Osmani takohet me ministrin e Jashtëm çek: Procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë

14:25, 29/09/2022

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský, në lidhje me angazhimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Osmani ka thënë se është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, në mënyrë që, të eliminohet kjo padrejtësi ndaj popullit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, presidentja ka thënë se Republika Çeke është aletare e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe.

“Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike”, ka thënë Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco