Ish-ministri Zemaj përgënjeshtron deklaratën e Latifit për anesteziologët

Ish-ministri Zemaj përgënjeshtron deklaratën e Latifit për anesteziologët

14:07, 29/09/2022

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka përgënjeshtruar deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se që nga 2016-ta nuk ka pasur konkurs për specializime, konkretisht për mjek të rinj në shkollimin specialistik në anesteziologji.

Ndaj, sipas Latifit, kjo është një nga arsyet se pse vendi po përballet me mungesë të anesteziologëve.

Por, kjo deklaratë është mashtrim sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, i cili ka thënë se në vitin 2020 kanë marrë specializim për anesteziologë 44 mjekë të rinj.

“’Ministri i Ministrit të ri të Shëndetësisë Kurti’, po të tregoj se në vitin 2020 kanë marrë specializim për anesteziologë, 44 mjekë të rinj, ku shkollimin e kanë filluar 40 nga ta. Ndërsa nga ky lloj injorance e këtij pushteti të paaftë e mashtrues dhe nga mos përkrahja për këta mjek, me ndalje të pagesave të kujdestarive, me ndalje të shtesave e shumë çka tjetër ata po largohen çdo ditë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje, deputeti opozitar është shprehur se mashtrimi e demagogjia nuk janë zgjidhje.

“Paaftësia qeverisëse po na kushton të gjithëve pa përjashtim. P.S Lista e mjekëve të rinj të pranuar në vitin 2020 në shkollimin specialistik në anesteziologji”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco