Gjoshi i PDK-së: Kurti e çon vajzën në shkollë në Norvegji, neve na shet moral gjithë ditën

Gjoshi i PDK-së: Kurti e çon vajzën në shkollë në Norvegji, neve na shet moral gjithë ditën

17:15, 03/09/2022

Zyrtari i Lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai thotë se kryeministri Kurti e dërgon vajzën e tij në shkollë në Norvegji e në Kosovë shet moral duke thënë se 3/4 e fëmijëve në Kosovë janë analfabetë funksionalë.

“Ku e ke kry shkollën ti o “gjeniu” i elektrotenikës që kurrë dy tela nuk i ke lidhë?”, shkroi ndër të tjera Gjoshi në një postim në Facebook.

Postimi i tij:

Në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti ka thënë se humbja e ditëve pa mësim është një përgjegjësi shumë e madhe, meqë duke menduar vetëm për paga e duke nxjerrë analfabetë funksional njerëzit po përfundojnë vetëm në asistencë sociale.

Kurti ka thënë se një gjë e tillë reflektohet edhe në zhvillim ekonomik, meqenëse sipas tij kur nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale ose punëtorë krahu në Gjermani.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë Gjoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco