Demi nga Këshilli i Prindërve: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Demi nga Këshilli i Prindërve: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

16:01, 03/09/2022

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, deklaroi të shtunën se qëndrojnë prapa paralajmërimit se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës.

Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ai para mediave tha se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se palët – Qeveria dhe SBASHK – duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, u shpreh Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco