Reciprociteti gradual me shtetin serb do të vazhdojë, thotë Kurti

Reciprociteti gradual me shtetin serb do të vazhdojë, thotë Kurti

14:45, 03/09/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të bëjnë konvertimin e targave të automjeteve.

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjatje të afatit për konvertim të pagave, duke shtuar se afati i fundit mbetet 31 tetori.

“Afati është 31 tetori siç iu kemi deklaruar tashmë dhe besoj që sa më parë e bëjmë këtë aq më mirë është jo vetëm për shtetin tonë dhe ligjshmërinë po edhe ata vetë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se do të vazhdojnë me reciprocitet të mëtutjeshëm, gradual drejt reciprocitetit të plotë.

“Ne po vendosim reciprocitet për hirë të qytetarëve por për neve Serbia nuk është shtet që njihet dhe në përgjithësi ne kemi problem me vendimet e atij shteti veç se kemi vendosur reciprocitetin dhe do të vazhdojmë me reciprocitet të mëtutjeshëm, gradual, drejt reciprocitetit të plotë që është edhe fryma e dialogut në Bruksel por edhe është karakteri i marrëveshjes që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër”, tha ai, duke shtuar se reciprociteti do të ndodhë deri në njohje”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu ka folur për vizitën e paralajmëruar në Kosovë të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Kurti tha se Brnabiq duhet të vijë që ta sheh se sa demokratik është shteti i Kosovës.

Kryeministri bëri të ditur se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit.

“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik dhe më i pavarur se Serbia”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco