Haziri: Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

Haziri: Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

14:19, 03/09/2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti.

Postimi i tij:

Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale
Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti.

Nëse i shantazhin punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM.

Dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti.

P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco