Kurti: Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante

Kurti: Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante

13:34, 03/09/2022

Kryeministri Albin Kurti është pyetur se a do të ulet për dialog me sindikatat të cilat tash e disa ditë janë në grevë për mos-plotësim të kërkesave të tyre.

Ai tha janë me mësimdhënësit, por ata duhet të jenë me nxënësit.

Sipas tij, nuk bën të ndahen ata pasi shtoi se shkolla është shteti. Ai u bëri thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkollë të hënën tjetër, por shton se nuk mungon komunikimi i qeverisë me përfaqësuesit e sindikatave, por racionaliteti i kërkesave.

“Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante”, tha Kurti.

“Ta bojkotosh shtetin do të thotë ta bojkotosh shtetin. Kemi bërë luftë për shkollë e ta bojkotojmë atë me greva ekstremiste. Iu bëj thirrje që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë. Jemi për mësimdhënësit, por edhe për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, zotëri Atdhe Hykollin me bashkëpunëtorë ndërkaq ministrat e mi kanë takuar degës sindikale të BSPK-së”.

“Nëse duan të kenë shtet, duhet të ketë ligj. Unë jam për sindikata, për sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat jo vetëm publik. Kërkesat absurde irracionale, që më shumë janë dëshira arbitrare se sa mundësi reale, nuk mund të ecim përpara. Në përputhje me buxhetin e shtetit, krizën ekonomike ne do t’i marrim masat tona”, u shpreh ai në një konferencë për media.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco