Deklarohen nga SBASHK-u pas vendimit të Qeverisë: Greva vazhdon

Deklarohen nga SBASHK-u pas vendimit të Qeverisë: Greva vazhdon

13:14, 03/09/2022

Nga SBASHK-u po e quajnë të njëanshme ndihmën e Qeverisë për ndarjen e 50 eurove shtesë për mësimdhënësit.

Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), dhe nënkryetar i kësaj sindikate, ka thënë se greva nga shërbyesit civil do të vazhdoj.

Ymeri tha se sindikalistët kanë disa kërkesa jo vetëm rritjen e pagave prej 100 eurove.

“Jo nuk e pranojmë, gjithçka që jep qeveria pa konsultim me neve është vendim i qeverisë ndërsa për me u plotësu kërkesat tona janë ato që i kemi thanë së paku, 100 euro deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave ndërsa për dy kërkesat tjera, sigurimet shëndetësore dhe Ligjin mbi skemat pensionale është çështje që duhet me u marrë vesh për çfarë periudhe ata e dërgojnë në Kuvend”, tha Ymeri.

Greva sipas Ymerit do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e sindikalistëve.“Në do të vazhdojmë grevën, greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut. Për me ndërpre grevën duhet me u arritë një marrëveshje me u plotësu kërkesat e SBASHK-ut kështu qeveria këtë 50 euro në mënyrë të njëanshme e ka ndarë pa u konsultu me askënd”, shtoi tutje Ymeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco