Burri shkon dhe e merr me dhunë ish-bashkëshorten në shtëpinë e familjes së saj

Burri shkon dhe e merr me dhunë ish-bashkëshorten në shtëpinë e familjes së saj

12:49, 03/09/2022

Një burrë në Ferizaj ka depërtuar me forcë në shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortes së tij dhe më pas ka marrë me dhunë ish-gruan, me të cilën ishte shkurorëzuar.

Burri më pas është larguar në drejtim të panjohur. Ankesën në polici e ka bërë nëna e gruas së grabitur.

I dyshuari po ashtu ka sulmuar fizikisht vëllain e mitur të ish-bashkëshortes.

Policia bënë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë.

SHTRËNGIM & SULM & DËMTIM PRONE

Ferizaj 02.09.2022-21:04. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish dhëndri i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, me forcë ka depërtuar në shtëpinë e saj dhe duke demoluar shtëpinë e ka sulmuar djalin e saj të mitur dhe e ka marr me dhunë ish bashkëshorten e tij me të cilën ishte e ndarë (vajzën e ankueses) dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco