Rasti i rëndë i 11 vjeçares nxit protesta të mëdha, vërshohen rrugët e Prishtinës (Pamje)

Rasti i rëndë i 11 vjeçares nxit protesta të mëdha, vërshohen rrugët e Prishtinës (Pamje)

12:55, 31/08/2022

Qytetarë të shumë janë mbledhur po protestojnë në Prishtinë kundër dhunës së grave dhe vajzave. Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe shumë qytetarë.Image

Piknisa ishte sheshi ‘Zahir Pajaziti’ nga aty protestuesit kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, po kërkohet dënime meritore për të gjithë përdhunuesit e vajzave dhe grave - raporton Syri Kosova

Image

Protestuesit në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë – shkruan Syri Kosova.

Image

Protestuesit ndalesën e radhës e kishin Stacionin Policor, ku gjatë rrugës nuk mungojnë  brohorasin “Boll më nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”.

Image

As këtu nuk mungon hedhja e ngjyrës së kuqe në drejtim të policisë.

Pikë ndalesa e radhës është objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Si dy institucionet e para edhe kjo nuk shpëton pa marr ngjyrën e kuqe, simbolik e gjakut.

Image

Pas ministrisë së Drejtësisë, protestuesit e shumtë në Prishtinë kanë ndaluar tek Prokuroria e Shtetit ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert dhe mbishkrimet e këtij institucioni.

Me thirrjet për të kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen e vajzave dhe grave, protestuesit po e vazhdojnë marshin. Syri Kosova  po e përcjellë këtë protestë minutë pas minuti.

Image

Për gjatë rrugës nuk ndalen thirrjet e protestueseve  “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Çika e gra jemi bashkë krahë për krahë”, “Nuk ka dështuar nëna ka dështuar shteti”.

Image

Po ashtu në duart e protestuesve po mbahen edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.

Protestuesit patën edhe tri kërkesa për institucionet.

Ata kërkuan krijimin e mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje.

Image

Protestuesit ndërkohë janë duke vazhduar të qëndrojnë

Imagenë oborrin e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kanë hedhur ngjyrë të kuqe në të gjitha insitutcionet e drejtësisë përfshirë edhe Kuvendin e Qeverinë e Kosovës/Syri Kosova

Image

Image

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco