Kjo është data e radhës kur Kurti e Vuçiqi takohen bashkë

Kjo është data e radhës kur Kurti e Vuçiqi takohen bashkë

11:56, 30/08/2022

Më 3 nëntor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në kuadër të Samitit të Berlinit në Gjermani.

Kështu të paktën i tha Syri.net një burim brenda ekzekutivit. Sipas po të njëjtit burim, të dy krerët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelaria e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Procesi përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco