Ministria e Arsimit u kërkon DKA-vë listën e punëtorëve grevist, pritet pezullimi nga pagat

Ministria e Arsimit u kërkon DKA-vë listën e punëtorëve grevist, pritet pezullimi nga pagat

11:43, 30/08/2022

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, është duke mbajtur një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit

Kërkesën që Zyra e Divizionit për Buxhet dhe Financa në Ministrin e Arsimit u ka dërguar DKA-vë nëpër komuna, ku sipas kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve kërkohet të përcillet lista me të dhënat e nëpunësve të cilët janë në grevë.

Në emailin e dërguar nga Ministria thuhet se këto të dhëna kërkohen për finalizimin e listave të pagave për muajin gusht.

Thesari u ka kërkuar që deri nesër në orën 14:00 t’u dërgohet lista e plotë e nëpunësve grevistë, të cilëve pritet t’u pezullohen pagat për këtë muaj.

Në anën tjetër, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media paralajmëroi Qeverinë Kurti se 1 shtatori do t’i pretë nxënësit në shtëpi e mësuesit në greva nëse nuk ka ndonjë lëvizje për dialog dhe zgjidhje nga ana e pushtetit.

Ai tha se Qeveria nuk bëri asnjë lëvizje, teksa shtoi se askush nuk mund tua mohojë grevat mësimdhënësve.

Sipas tij, kurrkush nuk ka të drejtë tua ndalë mëditjen apo pagat mëditjet, teksa njoftoi se po përgatitet padia ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati, për kërcënimin e tij që ta frikësojë vullnetin dhe zërin e grevistëve.

“1 shtatori nëse vazhdohet kështu me tekat e qeverisë, nxënësit do të rrinë në shtëpi e mësuesit në grevë. Qeveria s’bëri asnjë lëvizje. Ligji për grevat nuk na ka dhënë asnjë mundësi tjetër dhe filluam grevën më 25 gusht dhe ka rrjedhje të mbarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco