Po përgatisnin grabitje të armatosur, arrestohen tre persona në Pejë

Po përgatisnin grabitje të armatosur, arrestohen tre persona në Pejë

11:43, 30/08/2022

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi po përgatisnin një grabitje të armatosur në Pejë.

Policia njofton se me datë 26 gusht, ka pranuar një informatë sipas të cilës dyshohej që disa persona ishin duke u përgatitur për të kryer grabitjen e armatosur.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, Hetuesit Rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore/operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre (3) persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, njofton më tej policia.

Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është nen hetime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco