Brnabiq thotë se Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme – akuzon Kurtin

Brnabiq thotë se Kosova nga 1 shtatori e fillon periudhën e paqëndrueshme – akuzon Kurtin

09:44, 29/08/2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gishtin e drejton kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht. Por ende s’ka marrëveshje për targa.

E shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dielën është shprehur optimist që do të arrihet një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco