Kurti i bindur se qeveria e tij e ka kthyer Kosovën në integrimet euro-atlantike dhe ndërkombëtare

Kurti i bindur se qeveria e tij e ka kthyer Kosovën në integrimet euro-atlantike dhe ndërkombëtare

07:56, 29/08/2022

Kryeministri Albin Kurti të shtunën në një fjalim në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka folur edhe për politikën e jashtme.

Ai ka thënë se sa i përket integrimeve euro-atlantike, pas një pauze të gjatë të vetë-izolimit, siç pohon Kurti në mungesë e dijes por edhe e ndëshkimit për shkak të korrupsionit, Qeveria e tij ka zgjeruar lidhjet e vendit me botën dhe ka kthyer Kosovën në integrimet euro-atlantike dhe ndërkombëtare.

“Kemi aplikuar në Këshillin e Evropës si një vend demokratik, liridashës e paqedashës që mbron dhe promovon të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë. Kemi themeluar grupin punues për anëtarësim në NATO dhe Programin për Paqe të NATO-s. Kemi themeluar grupin punues për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku do ta dorëzojmë sivjet aplikacionin. Kemi hequr çdo pengesë e dyshim te vendet hezituese të Bashkimit Evropian për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave përmes luftimit të krimit e korrupsionit dhe zhvillimit demokratik që e kanë përmirësuar shumë imazhin tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tutje ka pohuar se Kosova është rreshtuar me vendet demokratike duke dënuar ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke ju bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Federatës Ruse dhe është solidarizuar me popullin ukrainas duke hequr vizat dhe duke strehuar gazetarë të saj që tash janë banorë të kryeqytetit tonë.

“E me punën që kemi bërë së bashku jemi ngritur për 17 vende në Indeksin e Transparency International dhe po aq vende në indeksin e lirisë së mediave, teksa jemi renditur të parët në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit sipas Ëorld Justice Project”, ka pohuar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco