’Serbisë nuk duhet t’i hapen dyert për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa e njohur Kosovën’’

’Serbisë nuk duhet t’i hapen dyert për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa e njohur Kosovën’’

07:49, 29/08/2022

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në anën tjetër, Parlamenti Evropian përmes një rezolutë u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi të tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe të harmonizohen me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Për këtë fakt, por edhe pa e njohur Kosovën shtet të pavarur, ‘’Serbisë nuk duhet t’i hapen dyert për anëtarësim në Bashkimin Evropian’’, thotë ish-zëdhënësi i NATO-s, në kohën e luftës së Kosovës, Jamie Shea.

‘’Ju nuk mund të jeni në kampin demokratik dhe në kampin autoritar në të njëjtën kohë dhe të refuzoni të solidarizoheni me kolegët tuaj evropianë’’, thotë Shea për AP.

Ai konsideron se ‘’sfida për BE-në do të jetë të udhëheqë Beogradin drejt bërjes së kësaj zgjedhjeje nga bindja dhe jo oportunizmi’’.

‘’Për më tepër, njohja e Kosovës si një fqinj i pavarur duhet të jetë pjesë e procesit të pranimit të Serbisë në BE’’.

Profesor i Strategjisë dhe Sigurisë, e ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili theksoi se ShBA-të duan ta ndihmojnë Serbinë ushtarakisht në realizimin e qëllimeve të saja.

“Beogradi duhet t’i shpenzojë paratë në programe sociale në dobi të popullatës serbe, jo në blerje të tepërta dhe destabilizuese të armëve’’, shtoi ai.

Kur është pyetur për tensionet e fundit në Veri të Kosovës, ai ka theksuar se roli i BE-së si “ndërmjetësi i ndershëm” midis Beogradit dhe Prishtinës këtu është absolutisht vendimtar, ‘’por unë do të shpresoja që miqtë e tjerë të Kosovës, si SHBA dhe Britania e Madhe, do të angazhohen në mënyrë të barabartë në ushtrimin e presionit’’.

‘’Pikëpamja ime është se mund të ketë fleksibilitet në zbatimin për t’i mundësuar komunitetit etnik serb në veri të Kosovës të përshtatet dhe të jetë në gjendje t’i ngasin veturat e tyre përpara dhe mbrapa përtej kufirit me targat e vjetra gjatë një periudhe tranzicioni’’./APost

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco